Nje pale breke per shpirtin tim
August 9, 2007 by qafirarnaut
Madheri, Sulltani im i madh dhe i hirshem. Te uroj shendet.Une, skllavi yt, jam nje fakir nga fshati Russe. Ne vendin tim ndjeva deshiren brenda vetes time qe te behesha Mysliman, prandaj po ju drejtuhem Ju. Kerkesa ime eshte qe te me jepet nderi qe, ne prezencen Tuaj, te pranoj besimin Islam. Behuni zemermire dhe me jepni nje pale petka, dhe dicka qe te me jape buke ne sofer. Vetem jepni urdher. Urdhri eshte ne duart e Madherise tuaj, Sulltan im i shkelqyer.
Skllavi yt: Abdullah
Peticion i nje fshatari Ballkanas drejtuar Sulltan-Kalifit (v.1712)
Virtyti i te qenit Albanez eshte se, ne ndryshim me kedo komb-i-nacion tjeter ekstant ne bote, religjioni eshte perdorur si mjet per te vjelur fitim. Dinastia e Balshajve, e Kastrioteve, dhe shume te tjere e kane treguar me vepra qe ndryshimi ‘i partise’ nuk ka qene aspak i anatemuar si parim. Perkundrazi, ka qene i keshilluar per nje vend qe gjeografia e ka ‘bekuar’ me gjithfare vershimesh kryqetaresh (Durresi Ortodoks nuk e pati problem fare te kalonte ne anen e Papes gjate kryqezates te 4-t), muxhahidesh, mistikesh shtegtare apo te syrgjynosur (Arius, Sari Salltik, Sabbetai Zevi). Madje mund te thuhet se ky parim ishte i domosdoshem per mbijetesen fizike.
Ky virtyt i te qenit anetar i atij komb-i-nacioni qe flet Shqip eshte tashme ne rrezik. Dogmatizmi i importuar nga Shqiptare te ‘nxene’ me arsimin e kombeve te shkretetires dhe kolonive te saj eshte tashme ne kundersulm. Aktivititeti i tyre skizofrenik nuk gjendet askund me teper se nder ‘dijetaret’ Myslimane shqipfoles te tipit Dr. Milazim Krasniqi, apo te Salafisteve te arsimuar ne Malajzi te tipit Olsi Jazexhi dhe arradhave te Forumit Mysliman Shqiptar.
Nderkohe qe publiku ‘artdashes’ Shqiptar vjet u ngerthye nga makthi i duelit te ftohte Kadare-Qosja, lufta e ftohte brenda Komunitetit Mysliman te Shqiperise u kthye ne lufte te nxehte me vrasjen ne zyren e tij te kryetarit ‘aspak dogmatik’ te ketij komuniteti. Eshte me vend te vrojtohet se historianet permendjen e pare te konceptit ‘lufte e ftohte’ e gjejne ne Gadishullin Iberik. “Guerra frija” ishte pershkrimi qe i benin Spaniard-et bashkejeteses me Kalifatit Umajad ne Cordoba dhe Al-Andalus.
Pyetja qe behet eshte: a mos valle lufta mes ‘xhemijetit’ islam ne Shqiperi, ajo mes Kadarese dhe Qoses ne Shqipo-sfere, nderhyrjet skandaloze Saudite ne Islamin e Kosoves, a mos valle keto jane sinjale te dickaje me te mynxyrshme?
Mjafton ti hedhesh nje sy literatures myslimane ne Shqip qe ka mbire si kerpudha pas shiut ne internet per te gjetur mjaft shenja shqetesuese per menyren se si mund te rrjedhin gjerat. Eshte nje aksiome qe kam formuluar e cila, megjithe intesitetin e saj, mendoj se qendron: “Myslimani i mire eshte Shqiptar i keq“.
Si shembull mund te sjell kete artikull te Dr. Milazim Krasniqi te botuar ne shtypin zyrtar te Myslimaneve te Shqiperise.
Ne kete artikull, dhe pa ia bere syri terr, autori aludon se Shqiptari eshte gjenetikisht hajdut, pirat, e pizeveng, dhe se pa ‘driten e Islamit’, nuk do te kishte mbetur me kembe Shqiptari pasi fiset e ‘egra’ Shqiptare do shkriheshin nder Serbe e Greke nen trysnine Epokes te Erret te Mesjetes Evropiane. Dr. Krasniqi ketu jo vetem hedh poshte traditen e kanunet tona fisnore si ‘xhahile’ (injorante), por na thote nen ze qe rruga me e mire eshte Sheriati. Nderkohe po i njejti mesazh po i jepet Pushtuneve ne Afghanistan/Pakistan nga Islamistet. Mesazhi eshte ne formen e njeriut-bombe qe pellcet per te vrare pleqte-gjykates qe aplikojne ligjin fisnor para-Islamik Pushtun-Wali.
Nderkohe qe dr. Isa Blumi na informon se ‘teologe’ nga Bosnja shkojne ne Kosove per t’u mesuar Kosovareve si me poshte vijon
Ndikimi i fuqishëm që shkollat e financuara saudite kanë në perceptimet e bashkësive fshatare kundrejt botës së jashtme, jo vetëm që kanë krijuar tensionime brenda bashkësisë muslimane për sa i përket doktrinës, por kjo gjithashtu ka sfiduar harmoninë tradicionale ndërmjet shqiptarëve të krishterë dhe muslimanë.
Një ndarje e dukshme është paraqitur, me ç’rast elemente radikale të bashkësisë shqiptare muslimane, sipas shenjave të dhëna nga sponsoruesit e tyre arabë, shkojnë aq larg sa të sfidojnë ndjenjat nacionalisteshqiptare të cilat shihen si të afërta me “trashëgiminë e krishterë”.
Përveç shpalljes për “jobesimtarë” të heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeut (që u rezistoi forcave otomane në shekullin e pesëmbëdhjetë), grupet saudite salefi haptazi kanë shprehur armiqësinë e tyre ndaj pranisë së amerikanëve dhe të ndikimeve të tjera “të korruptuara” perëndimore. Duke i lidhur shqiptarët katolikë me interesat perëndimore dhe varfërimin e vazhdueshëm të Kosovës fshatare, këto grupe kanë arritur sukses që është në rritje e sipër nëpër disa rajone dhe është vazhdimësi e strategjisë së miratuara nga Sarajeva gjatë erës së Titos
Ata qe mendojne si Krasniqi & Co bejne mire te lexojne peticionin e Abdullahut qe vura ne fillim. Shpirtin nuk e shpetojne breket, qefijet, ferexhete. Shpirti i Shqiptarit vetem sa ndrydhet ne oqeanin global qe perfaqesojne keto ide ‘te nenshtrimit’ te vullnetit. Dikur Mbreti Zog pat dale me nje ligj te bazuar ne Kanunin e Maleve qe ndalonte meshkujt Myslimane te luteshin ne gjunje. Kanuni e thote qarte: mashkulli i gjunjezuar eshte i shburreruar. Kushdo te kete qene para-Abdullahu, Abdullahu nuk eshte burre me.
Nuk kemi nevoje per vizione konkurrente. Vizioni yne eshte VEZULLUES, na eshte dhene qarte nga Eterit e Kombit. Eshte formular teper qarte ne Hymnin e Flamurit qe F.S. Noli deshironte te kishim. Eshte me mire keshtu:
Flamur që linde Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi
Nderimi dhe respekte per ju i nderuar. Bashkohem plotesisht me kete shqetesim te madh qe na orvatet.
Nese dikur kisha ortodokse veri e jug, apo islami ne zemer na kane luftuar fizikisht, sot po perdorin luften moderne te lavazhit te trurit.
Kete artikull po te kisha mundesi e kisha botuar ne cdo gazete.
Edhe njehere, respekte miku im i ri