Conspiracy theory? Per bese e besoj
March 21, 2008 by qafirarnaut
| Bakojanis vjen në Tiranë si Ledi Makbeth të shijojë performancën terroriste greke Berisha-Delijorgji | |
| Wednesday, 19 March 2008 | |
| Nga Kastriot Myftaraj - Sot viziton Tiranën ministrja e jashtme e Greqisë, Theodora (Dora) Bakoyanis.Zonja Bakoyannis vjen në Tiranë pesë ditë pas shpërthimit në Gërdec që përbën një tragjedi pa precedent edhe në kohën e Luftës së Dytë Botërore, në historinë e Shqipërisë. Anticipimi i vizitës së paralajmëruar të zonjës Bakoyannis nga shpërthimi në Gërdec mund të jetë një koincidencë, por një gjë është e sigurt. Zonja Bakoyannis tashmë vjen në Shqipëri të shijojë atë që mund të quhet performancë terroriste greke, e zbatuar nga Berisha, Mediu dhe biznesmeni grek Mihal Delijorgji.
Një nga versionet që u dha për të shpjeguar ngjarjen e Gërdecit qe se ajo është një akt terrorist. Ngjarja e Gërdecit mund të quhet një akt terrorist në një sens të caktuar. Kur planifikohet një akt terrorist, shtetëror, ose joshtetëror, duke përfshirë dhe atë të 11 shtatorit 2001 në SHBA, planifikuesit shfrytëzojnë në maksimum rrethanat që u japin dorë atyre ta kryejnë, dhe po mundën ta kamuflojnë aktin terrorist. Në këtë sens, pakujdesitë dhe neglizhencat shpesh abuzive të palës tjetër shihen si avantazhe të palës terroriste dhe përdoren si të tilla. Në rastin e atentateve të 11 shtatorit në SHBA terroristët islamikë shfrytëzuan në maksimum pakujdesitë dhe neglizhencat e autoriteteve amerikane për masat e sigurisë në avionë, aeroporte, si dhe në kontrollin e atyre që ndjekin kurse për pilotë avionësh. Gjithashtu terroristët islamikë qëllimisht e bënë atentatin në ditën e një feste çifute, kur punonjësit çifutë do të mungonin në punë, në mënyrë që të fajësonin çifutët për atentatin, pra që ta kamuflonin autorësinë e vet në aktin terrorist. Në rastin e shpërthimit të Gërdecit, mënyra krejt e papërgjegjshme se si ka vepruar qeveria shqiptare në procesin e çmontimit të municioneve, është bërë një avantazh strategjik për ata që kanë dashur që në Shqipëri të ndodhë një ngjarje që i ka të gjitha efektet që shkakton një akt terrorist. Tashmë është vërtetuar me dokumente se biznesmeni minoritar grek Mihal Delijorgji ishte ai që zgjodhi Gërdecin për të ngritur të ashtuquajturën fabrikë të çmontimit të municioneve, duke krijuar një firmë me qendër në Gërdec të Vorës në dhjetor 2007, pikërisht në funksion të projektit të Ministrisë së Mbrojtjes për çmontimin e municioneve dhe shitjen e skrapit dhe barutit të dalë nga procesi i çmontimit. Pra vendin e zgjodhi Delijorgji, ndërsa qeveria me një papërgjegjshmëri të madhe e pranoi atë, pa u menduar shumë, kuptohet se mendjen e kishte për të marrë përfitimet korruptive nga kjo aferë. Kuptohet se Delijorgji nuk e zgjodhi Gërdecin vetëm për lehtësi biznesi, siç mund të duket, por e zgjodhi në funksion të një plani terrorist. Minoritari grek Mihal Delijorgji është një person shumë i dyshimtë, ortak i kompanive greke dhe greko-qipriote që kanë lidhje të ngushta me ushtrinë greke dhe ushtrinë greko-qipriote, mes të cilave dhe i kompanisë greke të cilës Millosheviqi i dha për shfrytëzim dikur minierën e Trepçës në Kosovë. Kuptohet se këto kompani janë të lidhura me shumë fije dhe me shërbimin sekret grek, atë greko-qipriot, si dhe serb. Nuk ka dyshim se Mihal Delijorgji është njeriu i shërbimeve sekrete greke dhe greko-qipriote, të cilat kanë lidhje të ngushta me shërbimet sekrete serbe. Delijorgji e zgjodhi Gërdecin se këtë vend ia sugjeruan padronët e tij në shërbimet sekrete greke, në sintoni me ato serbe. Gërdeci u zgjodh pikërisht në funksion të shpërthimit të ardhshëm, si një zonë urbane që kishte në një anë autostradën kryesore në vend, dhe në anën tjetër aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Pra, një vend shumë i përshtatshëm për të bërë një atentat terrorist me pasoja të rënda. Nënshtrimi i pushtetarëve shqiptarë ndaj vullnetit të biznesmenëve grekë dhe minoritarë grekë, që ndodh pas vitit 1997 dhe që vazhdoi edhe pas vitit 2005 kur Berisha u rikthye në pushtet, pikërisht pasi pranoi këtë gjë, u shndërrua në një avantazh strategjik për planifikuesit e aktit terrorist grek dhe serb. Zgjedhja e Delijorgjit për Gërdecin u pranua pa diskutim nga qeveria “Berisha”, ashtu siç është pranuar nga qeveria e majtë para vitit 1997, që në portin e Durrësit të vendosen depozitat e karburantit të kompanive greke, për të cilin vendim dikur ka firmuar si ministër edhe Edi Rama. Edhe tolerimi abuziv që iu bëhet nga qeveritë shqiptare kompanive greke dhe të minoritarëve grekë, kur shkelin rregullat e punës, u përdor si avantazh strategjik nga planifikatorët e aktit terrorist. Ç’ është më kryesorja, Delijorgji u tolerua që të shkelë një nga pikat e kontratës, që i dha përmasa të mëdha tragjedisë, atë që furnizimi i radhës me municion nga Ministria e Mbrojtjes do të vinte pasi të ishte hequr e gjithë sasia e çmontuar. Shkelja e kësaj pike të kontratës nga Delijorgji bëri që në të ashtuquajturën fabrikë të Gërdecit të grumbullohej një sasi kolosale baruti, tritoli të dalë nga procesi i çmontimit, si dhe municioni të paçmontuar, që i dha përmasa aq të mëdha tragjedisë. Në rast se qeveria do të kishte bërë të respektohej së paku kjo pikë e kontratës, pavarësisht zgjedhjes krejt të papërshtatshme të vendit ku bëhej çmontimi, shpërthimi dhe tragjedia e ardhur nga ai, do të kishin qenë në përmasa shumë më të vogla se ç’ ndodhi, dhe me dëme shumë më të vogla. Qeveria shqiptare nuk bëri që të respektohet kjo pikë e kontratës, se qeveria shqiptare është e papërgjegjshme dhe e paralizuar nga tmerri prej Greqisë, si lepuri prej syve të kobrës, si dhe për faktin se qeveritarët shqiptarë e kishin mendjen më tepër tek ryshfeti që u jepte Delijorgji. Pikërisht kjo gjë favorizoi aktin terrorist. Grumbullimi progresiv i barutit, tritolit dhe predhave, derisa u arrit në një sasi kolosale, ka qenë pjesë e planit terrorist. Tashmë çdo incident që do të ndodhte do të kishte pasoja katastrofale. Delijorgji e dinte mirë se grumbullimi i materialeve të rrezikshme të dala nga municionet e çmontuara në të njëjtin vend ku vinin sasi të reja municioni për çmontim, ishte baraz me vënien në punë të një supermine të kronometruar, që do të shpërthente nga çasti në çast me pasoja katastrofale. Delijorgji, i cili ka shumë vite që merret me këtë punë, i dinte pasojat e asaj që po bënte dhe ai nuk ishte idiot, por një njeri shumë i zgjuar. E megjithatë Delijorgji bëri atë që bëri sepse e urdhëruan padronët e tij të shërbimit sekret grek, në bashkëpunim me atë serb, të cilët e urdhëruan që të vepronte kështu, deri edhe duke e kërcënuar që t’ i fshijnë llogaritë bankare që ka në Qipron greke. Dhe në këto rrethana, Delijorgji pranoi të bënte atë që bëri, duke hyrë dhe në burg në Shqipëri. Pastaj, meqë Delijorgji ka dhe shtetësi greke, ai do të transferohet që të vuajë dënimin në një burg në Greqi, nga ku do të dalë me një emër tjetër, për të shijuar paratë e fituara nga biznesi i vdekjes në Shqipëri. Kjo është e vërteta e asaj që ndodhi. Nuk është rastësi që Gërdeci u zgjodh nga Delijorgji në dhjetor, në prag të shpalljes, dhe se sasia e materialeve të dala nga procesi i çmontimit të municioneve të rënda, filloi të rritet në Gërdec në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe në javët pas saj, derisa katër javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ndodhi shpërthimi. Me rritjen e sasisë së lëndëve të dala nga çmontimi i municioneve dhe të vetë municioneve, shpërthimi me pasoja katastrofike mund të ndodhte në çdo moment, para ose pas 15 marsit. Serbisë, por edhe aleates së saj Greqisë, që nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës, u interesonte që, para ose pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Tiranë të ndodhte një gjë si ajo që ndodhi. Dhe ata ia arritën që ta bëjnë. Ia arritën që ta bëjnë me ndihmën faktike të qeverisë shqiptare. Ajo që ndodhi në Gërdec është një rast nga manuali se si grekët i përdorin amerikanët për të kamufluar punët e tyre të mbrapshta në Shqipëri. Tashmë janë publikuar dokumente se Delijorgji kishte tërhequr si partner me 25% në kompaninë e vet “Albdemil” dhe pronarin e kompanisë amerikane e cila zyrtarisht ishte prokuruar nga Ministria e Mbrojtjes për të bërë çmontimin e municioneve, dhe të cilën të drejtë kompania shqiptare ia kishte kaluar me nënkontraktim kompanisë së Delijorgjit, ku ortak ishte dhe pronari i kompanisë kontraktore amerikane. Pra, kontraktori amerikan i shtetit shqiptar, ishte ortak minor në kompaninë e nënkontraktorit shtetas shqiptar (me kombësi greke)!!! Ambasada amerikane deklaroi pas ngjarjes në Gërdec se ka marrë vesh nga njoftimet e qeverisë se në këtë ngjarje është përzier dhe një kompani amerikane, dhe deklaroi se ajo është larguar në dhjetor, çka nuk është e vërtetë, se pronari i kompanisë amerikane ishte ortak në kompaninë nënkontraktore të Delijorgjit, dhe Delijorgji nuk kishte kontratë të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Mbrojtjes, por nënkontratë me kompaninë amerikane. Shikoni se ç’ përrallë për kalamaj tregon teta ambasada amerikane. Ajo i merr vesh nga njoftimet ato që bëjnë kompanitë amerikane në Shqipëri! Në mars 1945, në Berlinin që po digjej nga bombardimet aleate, dhe kur ushtria gjermane ishte tërhequr prej katër muajsh nga Shqipëria, dhe ushtria sovjetike ishte në portat e Berlinit, një nëpunës i Ministrisë së Jashtme Gjermane shkruante një raport përmbledhës mbi situatën e përgjithshme në Shqipëri në kohën e tërheqjes së ushtrisë gjermane, atë politike, ekonomike, ushtarake etj. Do të ishte mirë që ai raport të përkthehej e të botohej se është shumë instruktiv. Nga çka thotë ambasada amerikane, del se një nëpunës gjerman në shtetin nazist në prag të rënies, paska qenë shumë më i përgjegjshëm se diplomatët amerikanë sot në Shqipëri. Tolerimi i lojës greke në Shqipëri, po e bën diplomacinë amerikane të dalë në role kllouneske. Çfarë raporti do të bëjnë për atë që ndodhi stacioni i CIA në Tiranë, i DIA (shërbimi sekret ushtarak amerikan), i FBI etj? Në Shqipëri ka ndodhur një akt terrorist greko-serb ku nënshtrimi dhe lakmia korruptive e qeveritarë shqiptarë për të cilat janë fajtorë edhe amerikanët, që i udhëzojnë politikanët shqiptarë që t’ i nënshtrohen çdo dëshire të grekëve, si dhe që i kanë vënë ata (Fatmir Mediu është një investim politik ekskluzivisht amerikan), është përdorur si avantazh strategjik. Ashtu siç është përdorur dhe tërheqja e biznesmenëve amerikanë në këtë aferë. Kjo është e vërteta. Është një traditë e keqe që zanafillat i ka në Luftën e Dytë Botërore kur amerikanët dhe britanikët përdorën pilotë me origjinë greke dhe serbe në misione bombarduese të objektivave gjermane në Shqipëri, të cilët për urrejtje ndaj shqiptarëve i lëshuan bombat në zonat urbane, duke shkaktuar tragjedinë e 13 tetorit 1943, kur avionët bombardues amerikanë dhe britanikë shkaktuan 500 të vrarë e të plagosur në qytetin e Tiranës. Ky ishte terrorizëm grek dhe serb i bërë ndaj popullsisë civile shqiptare, nën flamurin amerikan. Le të nxjerrë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA emrat e pilotëve që kanë marrë pjesë në atë mision dhe do të dalë e vërteta zyrtarisht, se jozyrtarisht dhe privatisht dihet dhe thuhet. Zonja Bakoyannis do të vijë në Tiranë të shijojë performancën terroriste që u bë nga shërbimet sekrete greke e serbe, me anë të Delijorgjit, Mediut, Berishës. Zonja Bakoyannis do të flasë sigurisht edhe për liritë e të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, duke kërkuar përmirësimin e tyre. Por ç’ liri dhe të drejta kërkojnë më tepër minoritarët grekë në Shqipëri, kur atyre shteti shqiptar u ka dhënë të drejtë të ngrenë një superminë fitimprurëse në mes të një zone të banuar në hyrje të kryeqytetit mes superstradës kryesore në vend dhe aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend? Derisa shteti shqiptar u jep minoritarëve grekë lirinë dhe të drejtën t’ i venë adoleshentët shqiptarë të çmontojnë predha topi për një pagë urie, atëherë është e qartë se ky shtet nuk mund t’ u mohojë minoritarëve grekë asnjë liri dhe të drejtë. Derisa një minoritar grek regjistron paratë e fituara nga predhat e çmontuara në mes të një zone urbane nga adoleshentë të uritur, zonja Bakoyannis nuk ka të drejtë të kërkojë regjistrim popullsie mbi baza etnike dhe fetare në Shqipëri, se atëherë punëtorët e uritur të Delijorgjit që pranojnë të zbërthejnë predha për një pagë urie në një depo baruti, nuk do të jetë e vështirë që të binden të regjistrohen si grekë për dy paga shpërblim. Kështu do të kishin bërë edhe grekët sikur dikur gjermanët t’ ua kërkonin këtë gjë, kur grekët shkonin në Gjermani si emigrantë të uritur. Zonja Bakoyannis vjen në Tiranë si Ledi Makbethi, që i ka duart me njollat e gjakut të viktimave të Gërdecit. Zonja Bakoyannis që mban mbiemrin e burrit të saj të parë të vrarë, Pavllos Bakoyannis, i vrarë nga terroristët e “17 nëntorit”, edhe pse është martuar tashmë me Isidoros Kouvelos, dhe këtë e bën për ta nderuar bashkëshortin e parë, viktimë të terrorizmit, tashmë ka përsipër dhe një mbiemër tjetër vendi-viktimë terrorizmi, atë të Gërdecit. E nëse Zonja Bakoyannis sot e anulon vizitën, atëherë arsyeja e vërtetë është se ajo nuk ka kurajë të kalojë para vendit të krimit, se Gërdeci është në anë të autostradës ku zonja Bakoyannis do të kalojë në rrugën nga aeroporti në Tiranë. |