Mos i ngri nervat Kac Myftarajt. He’s a spook.
March 26, 2008 by qafirarnaut
Për drejtorin [aktual] te SHISH, Bahri Shaqiri, duket se nuk kishte rëndësi se pranë Tiranës, Delijorgji, ekskavatoristi me kurs filozofie në Athinë, pra me kurs të shërbimit sekret grek, njeriu i Mytileneos, mikut të Millosheviçit, kishte krijuar një superminë që mund të shpërthente në çdo moment. Bahri Shaqiri nuk shikon asnjë indicie që të çon tek akti terrorist, tek lidhja Delijorgji-Mytileneos-Millosheviç, Se Arit (Bahriut) ia ka lënë amanet ish-shefi i tij Kujtim Hysenaj, që e rriti çmimin e biletave të kompanisë së tij ajrore ku shiste bileta Ari, në kohën e Luftës së Kosovës, që nuk ka terrorizëm serb në Shqipëri. Drejtori i Antiterrorit në SHISH, Kristaq Sterjo, i ardhur në këtë post me sugjerim të CIA-s së grekut George Tenet, sheh gjithandej vetëm rrezikun e terrorizmit islamik, ndërsa terrorizmat e tjerë për të janë paranoja. Tamam ashtu siç u intereson grekëve.
Që të zbërthehet enigma e veprimeve të Delijorgjit në Gërdec, duhet të përdoret si çelës kursi i filozofisë që ai ka bërë dikur në Athinë, dhe që duket qartë se është kurs i shërbimit sekret grek. «Filozofia» që ish-ekskavatoristi Delijorgji mësoi në atë kurs, e bëri atë të zgjedhë Gërdecin pranë Tiranës, në buzë të autostradës, për fabrikën e tij të vdekjes, e bëri që në janar të këtij viti, në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe në periudhën pas saj, të shkelte kontratën, duke mos tërhequr lëndët e rrezikshme (tritol dhe barut), të dala nga municionet e çmontuara, në një kohë që silleshin municione të tjera për çmontim. Duket se Delijorgji e ka bërë këtë për motive filozofike. Gjithashtu, duket se Delijorgji, ditën që ndodhi shpërthimi, ka urdhëruar që pushimi i drekës të afrohet një orë (pikërisht në atë kohë ndodhi shpërthimi), sepse pati një kolpo filozofike dhe donte t u jepte mundësi punëtorëve të tij që të meditonin.
Gjithashtu, duket se Delijorgji u largua me shpejtësi nga fabrika e vdekjes me të dhënë këtë urdhër, së bashku me kunatin, se u kujtua që kishte lënë përgjysmë në shtëpi një libër filozofie. Edhe shpërthimin dhe tragjedinë që solli ai, Delijorgji duket se e ka marrë filozofikisht, se shfaqet duke qeshur në mes të policëve që e shoqërojnë në gjykatë të arrestuar. Duket se në atë kursin e filozofisë në Athinë, Delijorgjit i kanë mësuar një filozofi të veçantë, sipas së cilës ai duhet të përmbushë çfarëdo misioni që t’ ngarkojnë, deri edhe krijimin e një supermine pranë Tiranës, që t’ i japë mundësi dikujt ta shpërthejë atë kur u duhet shërbimeve sekrete greke dhe serbe. Delijorgjit i kanë mësuar dhe filozofinë e të përballuarit të pasojave të kryerjes së këtij misioni, duke bërë disa vite burg, derisa Greqia të gjejë mënyrën ta nxjerrë, për kurim apo ndonjë gjë tjetër, për t’ i humbur gjurmët, duke u paguar ndonjë pushtetar shqiptar që të konfirmojë se «vdiq» në ndonjë spital në Greqi nga një «sëmundje e pashërueshme». Delijorgji doli nga loja por Mytileneos mbeti dhe ai do të gjejë «Delijorgjë» të tjerë në Shqipëri për të bërë lojën e tij, me anë të politikanëve si Majko, Mediu, Nano, Berisha etj.
Cili eshte interesi i grekeve apo serbeve per te vrare 100-200 katunare shqiptare?
100 trupa nuk ngrene peshe, 100000 shpirtra po
sikur te themi per ndonje sherbim tjeter informativ dhe jo per grekun ndoshta edhe mund ta besonim.per mua greku ska te bej fare ne kete ngjarje, me kete ngjarje po merret kongresi amerikan…..