Gerdeci dhe perplasja Greko-Amerikane
April 7, 2008 by qafirarnaut
nga Kastriot Myftaraj
Ngjarja e Gërdecit ishte, tekefundit, zgjerimi në Shqipëri i Luftës Greko-Amerikane që u zhvillua në tryezat diplomatike në Bukuresht, ishte praktikisht «Pearl Harbour» grek në Shqipëri, një diversion i dhunshëm ndaj interesave amerikane në Ballkan, në këtë rast në Shqipëri. Kur SHBA e bënë të qartë se me gjithë atë çka ndodhi në Gërdec do ta mbështesnin hyrjen e Shqipërisë në NATO, atëherë grekët vunë në veprim atë që mund të quhet Plani B grek, për të penguar futjen e Shqipërisë në NATO. Ky plan konsiston në atë që Greqia të mos miratojë në nivel të institucioneve të saj ftesën që iu bë Shqipërisë për të hyrë në NATO, ose të mos ratifikojë zgjerimin e Traktatit (NATO është një organizatë me bazë një traktat) me Shqipërinë si vend të ri anëtar. Kjo nuk është asfare një gjë e çuditshme, derisa Greqia nuk ka ratifikuar ende Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërinë dhe nuk ka njohur as pavarësinë e Kosovës.
Ajo që ndodhi në Gërdec duhet të na shërbejë për të kuptuar se në të ardhmen do të kemi dhe ngjarje të tjera të tilla, që do të koincidojnë, p.sh. me kohën e miratimit në nivel të institucioneve grek, të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Në këto ngjarje mund të cënohen, ose të pretendohet se janë cënuar ato, që Greqia i konsideron si interesat greke në Shqipëri, në mënyrë që Greqia të gjejë një alibi për të bllokuar hyrjen e Shqipërisë në NATO.
Lufta Greko-Amerikane që filloi praktikisht në Gërdec dhe që pati një betejë spektakolare në Bukuresht është në realitet pjesë e ballafaqimit mes SHBA dhe Rusisë, ku Greqia është në anën e Rusisë. Në Shqipëri dhe në Ballkan kjo luftë duhet të çojë, në një fazë të saj, ose dëbimin e SHBA nga Shqipëria dhe në përgjithësi Ballkani, ose në dëbimin e Greqisë nga Shqipëria, që mund të vijë vetëm në rast se kemi ndryshim të kufijve në Ballkan dhe krijimin e shtetit të bashkuar shqiptar, gjë që u favorizua dhe nga veto greke ndaj Maqedonisë. Por, Lufta Greko-Amerikane, që ka filluar Greqia mund t’i kostojë shtrenjtë Greqisë të rrethuar nga fqinjë të fuqishëm, që kanë llogari të vjetra historike me të, si Turqia por edhe Bullgaria, të cilat rivendikojnë territore prej saj. Tashmë Greqia nuk u ka lënë SHBA asnjë arsye për të cilën të ndërhyjnë në krizat e Greqisë me fqinjët e saj, të cilat jo një herë kanë shkuar deri në prag të luftës. Përsëritja e situatave të tilla në të ardhmen do të ketë pasoja fatale për Greqinë, nëse SHBA nuk angazhohen për paqësim, gjë për të cilën Greqia po u heq çdo lloj arsyeje.
Dhe unë e dija se, kur njerëzit janë me ethe shohin ëndërra me sy hapur. Ky na përgënjeshtron krejt. Paska dhe nga ata që shohin edhe kur nuk janë me ethe. Nuk bëhet fjalë, natyrisht, për ethet nacionaliste dhe kompleksiste, ato janë të dukshme!
Nago! Ekzaktesisht me cilen nga pikat e KM e keni problemin me te madh?
Për cilat pika bëhet fjalë se, këtu kemi të bëjmë me…profka, themi ne nga Jugu?!
Janë ushqim shumë i koncentrueshëm për miopë dhe për ata që nuk kanë dalë kurrë nga Shqipëria.
Edhe për analfabetët (të cilëve beson se) u drejtohet ky “analisti i tmerrshëm” dhe ëndërrathurës.
Epo ndoshta juve andej nga Greqia ju duken profka se kujtoni se 1/3 e popullates (qe eshte e civilizume) eshte Greqia. Harroni lehte 2/3 qe mbeten.
Sidoqofte, eshte mese e qarte (sic tregon artikulli i Kathimerinit qe solla ketu) Greqia tashme e ka punen pisk me ShBA-ne, dhe ne qofte e vertete ai ‘outsourcing deal’ per menaxhimin e Shqiperise do i shkulet e do te veje drejt ne Washington.