Eugen Mema
Bruksel, prill 2007
NE POLITIKE DUHET MORAL, JO KOMPROMIS ME MAFIEN!
Meqënëse “çunat” e politikës po e rrotullojnë në gojë “fjalën” e fundit e nuk po e thonë, duke dëshmuar kështu prirjet e tyre seksuale, atë herë po e them unë.
Çështja e mediave ka përmasa të paimagjinueshme joligjore dhe jokombëtare. Pro-serbizmi i Frangajve të Klanit dhe këlyshëve të tij Fevziu, Shkullaku, Demi etj, është prej kohësh problem serioz i sigurisë kombëtare.
Sikurse çështja e mediave është bërë temë e nxehtë diskutimi, them se edhe regjistrimi i shtetasve në regjistrin themeltar, siguria kombëtare, gjykatat dhe prokuroritë e superkorruptuara, këto e të tjera, janë kthyer në çështje tepër të prekshme që kërkojnë t’u jepet zgjidhje ligjore, morale dhe historike.
Por këtë koment po e nisim me qëllimin për të folur mbi median, duke marrë në shqyrtim strumbullarin e tërë kësaj sherrnaje shterpë, piramidën e kuqe Top Channel.
Top Channel nuk është vetëm media, pra një strukturë me prezencë aparaturash teknoligjike dhe disa gazetarë të rekomanduar. Ata, të rekomanduarit, janë në punë prej piramidës hierarkike të Sokolit, sepse në fakt baballarët apo nënat e tyre punonin fort për të jatin e Sokolit, Enverin. Këta baballarë piramidën e ndërtuan dhe tanimë po e mbrojnë me ç’të munden, edhe me bijtë e tyre. A e dini se bija e kujt është Rudina e shëmtuar Xhunga? A e dini se ç’të kaluar kanë disa gazetarë, drejtues dhe administratorë të këtij subjekti juridik që vepron në fushën e informacionit? Jua them unë. Janë bij të ish-sigurimsave dhe oficerëve më të fëlliqur, ose po ata vetë, pra bijtë e palodhur të Top-it të angazhuar me Partinë e Punës dhe sot përfitues të parave të drogës që pastrohen aty.
Të gjithë ata që punojnë aty e dinë se nga vijnë u vijnë paratë por heshtin me konsensus dhe bëjnë pjesën e tyre prej krimbi që zvarritet.
Dy janë elementët që i krijojnë vështirësi objektive këtij televizioni që është edhe shumë i diskutueshëm për nga programet e tij antikulturore.
1-Tani i Top Channel është një rrugaç ordiner, bir i një “familje” mafioze komiuniste e kryesuar nga Sokol Hoxha (i biri i Nexhmije Hoxhës).
2-Ky televison u ndërtua me kokëfortësi kriminale komuniste, në tempullin e së keqes, ndërtesës ku u vendos të prehet trupi i diktatorit Enver Hoxha, i jati ligjor (pra i pavërtetuar gjenetikisht) i Sokolit.
Për t’i rrënuar dhe për t’i dërguar aty ku duhet këta padronë të jetës publike dhe ekonomike shqiptare, duhet moral. Duhet moral politik, të cilin qesharaku Berisha nuk e ka. Moral nuk ka, por nuk ka as kurajo. I mungon kjo e fundit sikur i mungon modeli dhe etika qytetare për t’u përballur ndaj çdo rrugaçi, bande, nepotizmi, abuzimi dhe antishqiptarizmi. Ka frikë nga lapraksi ordiner Tani njësoj siç ka frikë nga greku Bollano.
Kur serbi Berisha, i cili ka mbi kurriz akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut, e akuzoi drejtpërsëdrejti rrugaçin Tani për trafik ndërkombëtar droge dhe për vrasjen e Vajdin Lames, ortakut të tij më të ngushtë falë të cilit i ngjiti shkallët e karrierës së narkotrafikut, i gjithë grupi politik që u prek nga kjo akuzë u çua në këmbë dhe bërtiti njëzëri. “Ky është grusht shteti!”.
Ju të gjithë e patë dhe tashmë e dini se kush janë ata që narkotrafiku i mban peng dhe u dikton aprovim ose abrogim ligjesh për politikat rajonale. Ishin disa “parlamentarë”, disa “gazetarë”, përfaqësues të “shoqërisë civile” etj.
Ky grup i vënë në shërbim të mafias e përdhunoi sadomazokistin Berisha me akuzën për tradhti kombëtare, në lidhje me rastin e shitjes së naftës serbëve. Sepse mafia fillimisht të serviloset, të kërkon hapësira lehtësuese e pastaj të ul në gjunjë duke i blerë të gjithë sa mundet ose duke vrarë. Por ai, Berisha, qylaxhi, karrierist dhe i pamoralshëm kaloi në heshtje e tani flet përçart sa për të larë gojën duke thënë: “Mediat mafioze”.
Në fakt problemi i madh i tij është se ai ka frikë, nuk është burrë, nuk para i ka qejf gratë, e si pasojë tashmë nuk flet dot, por bën zhurmë sa për të justifikuar vetveten përpara agjensive të zbulimit dhe lobingjeve të politikës ndërkombëtare, ndaj të cilave ka marrë angazhimin se do vendosë shtetin ligjor në Shqipëri. Ai këto rezultate nuk i arrin dot sepse nuk ka moralin për ta bërë. Ai është vetë një rrugaç për çështje të tjera sigurisht, për lidhjet e tij me bandat filo-serbe apo organizatat terroriste islamike të kryesuar nga nipat e tij, kunetërit e tij, vajza dhe çdo lloj gjallese që i është afruar atij me rekomandim nga Beogradi. Pikërisht, falë Beogradit dhe falë lidhjeve bizantine intrigante të Athinës me Beogradin, Berisha është në pushtet vetëm si pasojë e firmës që ka hedhur në Athinë pas protestës “Nano ik” në vitin 2004 kur tradhtoi 120 mijë protestuesit që dolën në protesta për të përmbysur rregjimin e hajdutit Nano, i cili e inkurajonte Tanin dhe drogën e “Lorit”. U thirr si përfaqsues i atyre 120 mijë të inatosurve dhe firmosi si legen, ai me nja 15 të tjerë, vetëm për t’u ricikluar politikisht dhe për të mbijetuar fizikisht.
Ai kërkon pikërisht këtë, të mbijetojë fizikisht e këtë mund ta arrijë vetëm duke u përdredhur e duke mbijetuar politikisht. Në të kundërt, do ta likujdonin pa një pa dy tek dera e banjos së shtëpisë së tij të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës. Do përfundonin në plehra edhe ata që i rrinë afër dhe i gjithë enturazhi i tij.
Argumentimi dhe provat:
Piramida dihet se pse u krijua dhe në nder të kujt. Në vitet 80 u harxhuan paratë e shqiptarëve të pangopur me bukë për të ngritur kultin e Enver Hoxhës, xhelatit të tyre. Komunistët pas vitit 90-të pësuan goditje por përsëri u organizuan. Ata që ndenjën në hije dhe që nuk u ekspozuan shumë, ishin bijtë e familjes Hoxha bashkë me Sulo Gradecin rojen e gardhit të tyre.
Pa u ndier ata u organizuan goxha mirë. Sokol Hoxha e dinte ku synonte me objektivat që kishte. Synonte tregun e industrive vendase, biznesin e madh, lëndën e parë, industrinë agro-ushqimore dhe industrinë e mediave elektronike. Kjo edhe për faktin se kish studiuar vite më parë për inxhinjeri elektronike i ndjekur hap pas hapi nga babi i elektronikës në Shqipëri, prof. Lulzim Topçiu. Vitet e studimeve në Francë nuk mund t’i shkonin kot djalit të Nexhmijes që miq ka si në Francë, ashtu edhe në Beograd. Në fakt ai nuk u struk por as nuk u gabua. Priti momentin dhe si profesionist i tregut dhe i bllofeve politike, u fut në lojë me fort se ç’pritej.
Sulo Gradeci nga ana tjetër, mjeshtri i intrigave ç’njerëzore, i tregoi rrugën Ilir Metës se si të katapultohej në politikë. Po përse Ilir Meta?!-do thoni ju. U zgjodh jo për nga aftësitë e rralla të intelektit apo të prirjeve politike. Ai u zgjodh sepse ishte afër zemrës së tyre, biri dhe nipi i shokëve të ngushtë të Sillos. Djal nga Skrapari. Makinë luftarake sipas modelit mongol. I fuqishëm dhe i pakulturuar aq sa të mos prishte punë. Çdo gjë me masë. As budalla por as inteligjent. As fshatar fare por edhe pa asnjë lidhje me profilin qytetar. Shkurt një kamikaz politik i modelit bullgar, që hapin e parë e ka bërë duke firmosur në Greqi në vitet e para të demokracisë shqiptare. Më pas nuk i numërohen dot firmat antishqiptare që ka firmosur bufalaqi Meta.
Kurse Tani i vogël, rrugaçi gjysëm gei i laprakës, i cili kujdesej për flokët e tij të gjata më shumë se Dea Afërdita mbi malin e Olimpit, i shërbente dikur Vajdinit. Asnjë nuk mund ta thotë me ekzaktësi se deri në ç’pjesë të trupit i shërbente Tani Vajdinit. Minimalisht pranohet në heshtje nga të gjithë se Tani ulte sytë e perënduar kur i dilte përpara Vajdini, njëlloj si një nuse e turpëruar. Por ky kurtizan i lëvizshëm ishte komshi edhe me të “internuarën” e privilegjuar Nexhmije, e cila banon edhe ajo në Laprakë që kur doli nga blloku i udhëheqjes. Lapraksi i vogël Tani, gei me raste dhe killer me aspirata, si shumë çuna të tjerë që silleshin rrugëve, fillimisht shiste kafe e më pas u lidh me Vajdinin e shiste drogë. Që nga ai moment filluan t’i shërbenin të dy Nexhmijes, duke i bërë shoqërim të kualifikuar familjarëve të saj që shkonin ta takonin pothuajse çdo ditë në burg. Vajdini, ky “kryepolic” i kohës, Tani i vogël dhe gjithë eskorta e “policëve” të rekrutuar në atë kohë pa një kriter të shëndoshë, por shkurt për qëllime kriminale dhe banditeske nga vetë Vajdini, me urdhër që dyshohet se vinte nga rradhët e larta të udhëheqjes komuniste, shkonin e vinin me makinat e shtetit duke i shërbyer Nexhmijes.
Në fakt, dihet se Vajdini ishte mbreti i drogës në Shqipëri. Pastaj i doli konkurrent Miri i Xhikes. Këlysh droge i Vajdinit dihet botërisht se është Tani. Por sa këlysha të tjerë si Tani kanë krijuar këta baronë të drogës?!
Miri i Xhikes vdiq. Vajdini u ekzekutua barbarisht me tritol. Tani ka mbetur akoma gjallë. Tani! Po çfarë domethënje ka kjo skenë politike e shoqërore me hijena të vogla e kalbura si: Tani, Miri, Çimi, Liri, Tiku, Lani, Goni, Tori etj, etj. Kush na i prodhon dhe na i imponon këta qyrravecë që na bëjnë sfilatë makinash lluksoze dhe gajasen duke përqeshur punën e madhe sfilitëse edukuese të qytetërimit?! Kush i sponsorizon këta killera që dëfrehen duke përqeshur punën dhe djersën tonë, na u japin si model fëmijëve tanë imazhin e tyre dhe gjoja “suksesin” narkotrafikantit gei?!
A e di Tani se viktimë e kujt aferave dhe sa jetëshkurtër është?! Këtë pyetje nuk e shtroj për zgjidhje se më vjen keq për Tanin, i cili më duket edhe shumë antipatik personalisht, por e bëj për t’i thënë brezave të rinj se nuk është ajo rruga për t’u ndjekur. Dua t’i them rinisë shqiptare se modeli i Tanit e ka jetën e shkurtër dhe gjatë kësaj jete të shkurtër përjeton njëmijë halle e turpe, aqsa jam i bindur se thellë- thellë është penduar por nuk di ku ta përplasë kokën.
E duke vijuar, dua t’i them Tanit se ai është viktimë e djallëzisë së Sulo Gradecit, Nexhmije Hoxhës, Sokol Hoxhës, Ilir Metës, Fatos Nanos e së fundmi e Edi Ramës.
Këta ngatërrues fijesh, ishin në pushtet dhe e humbën atë. Për ta rifituar këtë pushtet iu duheshin para dhe njerëz. Njerëzit i gjetën rrugëve, të papunë e të pangopur si në rastin e tij dhe të fëlliqësirave të tjera si ai. Paratë natyrisht, i prodhuan duke shfrytëzuar ekzistencën e mijra e mijra rrugaçëve të cilëve iu dhanë mundësinë të shesin drogë rrugëve të Europës. Midis këtyre, Tani, si tip më i “shkathët” në krevat me burrat dhe më bukëshkalë, bëri karrierë më shumë se çunat e tjerë duke qënë se arriti, me mbështetjen e Ilir Metës të vinte në lojë “planin detar”. Kjo ishte droga e Tanit që vinte me det nga Turqia e cila nuk prekte fare në tokë. Kjo drogë fshihej në qeset e kafesë së tij “Lori” e cila kalonte pa u kontrolluar në doganë. Paguhej sa për të thënë një shifër e hamendësuar në doganë dhe malli kalonte pa u kontrolluar fizikisht. Kjo nuk kishte shumë rëndësi për antidrogën shqiptare apo atë italiane, pasi droga shkëmbehej direkt në det, nga anijet me kafe
“LORI” tek varkat e trafikantëve shqiptarë apo italianë. Problemi rëndonte mbi zyrën e doganave dhe buxhetin e shtetit, i cili nuk arrinte të merrte pjesën që i takonte nga tregtia e kafesë. Biznes i bukur dhe i mbështetur personalisht dhe fuqimisht nga kryeministri i asaj kohe Ilir Meta. Pratë e drogës dhe evazioni fiskal i kafesë që hynte në port, shpërndaheshin në duart e politikanëve dhe të gardistëve të tyre. Pra kuptohet se ata kanë motive mjaft të forta për t’u çjerrë e për t’u ankuar. Me paratë nuk bëhet shaka! Le më pastaj, të fillosh të lësh pa bukë gazetarët e “pavarur” që marrin një thes me lek nga piramida e Tanit.
Me këto para të Tanit, Sokol Hoxha realizoi ëndrën e tij dhe ngriti televizionin e tij Top Channel, televizionin “model” shqiptar. Me ndihmën dhe strategjinë e Sulo Gradecit, me mbështetjen politike të Ilir Metës kryeministër që kish marrë “karta bianka” për konformizmin që tregoi gjatë luftës në Kosovë me amerikanët duke abuzuar hapur me besimin e dhënë, me paratë e drogës dhe me emrin formal të Tan Hoxhës, Sokol “naivi” siç përpiqet të shtiret nëpërmjet deklaratave televizive të së shoqes Liljana, inxhinieri i përsosur elektronik, arriti të ngrejë në këmbë “madhështinë shqiptare”. Po, po. Kështu shprehen të gjithë ata që po i bëjnë ozana Top Channel-it sot. Sokoli arriti ta realizojë ëndrën e tij por nga ana tjetër arriti të vërë në vend edhe emrin dhe nderin e të jatit, duke e mbajtur me dhunë piramidën e ndërtuar enkas për terroristin e kuq.
Ajo ndërtesë në fakt është pronë publike e dhënë me qera nga kryeministri Ilir Meta në vleftën e 1 dollar metri katror, e tashmë është kthyer në shenjën e sfidës midis së djeshmes dhe së ardhmes, vetëm për tekat dhe kapriçot e familjes Hoxha. Të gjithë e dimë këtë por nuk na duket se kjo ka shumë rëndësi për jetën tonë. Ky është gabim fatal! Nëse kjo do të ishte një çështje thjesht tatimore, ligjore apo thjesht e lidhur me frekuencat televizive etj, çdo pronar televizioni do ishte ngritur e do kishte shkuar në Gjykatë. Më pas, do kishte marrë leckat dhe do ishte trasferuar nja 200 metra më tej, në ndonjë godinë private, meqënëse nuk iu mungojnë aspak paratë. Por jo, ajo është themra e Akilit. Aty fshihet sfida ideologjike e mbajtjes së llogores së kuqe. “Ta mbajmë me çdo kusht llogoren e fundit të udhëheqësit tonë!” Kjo është motoja e atyre që janë mbrapa fytyrës së Tanit të Top Channel-it. Fytyra e tij e zverdhur nga hija e vdekjes që e ndjek hap pas hapi dhe që ai i frikësuar mundohet ta evitojë, na ofron fatalitetin e rrugës së ndjekur nga “ushtari klasik i mafies” i cili përdoret, shtrydhet dhe më pas hidhet në kanal.
Në mbrojtje të kësaj llogoreje të kuqe, pamë të gjithë qyrravecët që tërë këto vite kanë marrë para të thata nga Tani, nga Ilir Meta, nga Fatos Nano apo qoftë edhe nga Edi Rama së fundmi. Ishin aty të gjithë të tredhurit e politikës e të mediatikës. Ata që lehin kot vetëm për një pjatë supë. Ishte edhe Sokol Nako, sekretari i Ilir Metës, tre herë ministër, mediokër dhe i fjetur, burokrati i lindur. Ishte aty, pse- do thoni ju? Sepse në fakt ka kumbar Sokol Hoxhën i cili e ka sponsorizuar në tërë karrierën e tij shkollore e më pas gjatë ngjitjes së tij në shkallët e jetës publike. Ju mendonit se gjërat ndoshin rastësisht apo nga gjoja aftësitë e ndonjë individi. Jo. Gjërat në orient funksionojnë me fije, me lidhje familjare, fisnore. Qeveritë dhe punët këtu bëhen me kunetër e baxhanakë, me nipa e mbesa, me nuset e djemve etj, etj. Nuk bëhet fjalë që të angazhohemi e t’ia nisim të punojmë me atë që di t’i shkoqisë gjërat. Sokol Nako e ka edhe adash Sokol Hoxhën. Siç ka pastaj detyrime ndaj Ilir Metës që e bëri menjëherë ministër. Kjo është pak a shumë është e njëjta gjë e nuk del aspak jashtë skemës së përgjithshme të ushtrisë së vogël të sponsorizuar nga familja Hoxha-Gradeci.
Ky është zinxhiri i lidhjeve të këtij televizioni “model” që po na kthehet në çështje jete a vdekje për Shqipërinë. Sa turp! Këto janë lojra orjentale dritëshkurtra e mendësi skraparllinjsh e gjirokastritësh. Kaq është maksimumi i tyre. Në perëndim ata quhen levantin (njerëz të vegjël të orientit). Avokati i “shkëlqyer” Nako është edhe ai nga Skrapari, e si i tillë karrierist i pandalshëm. Në ndihmë të Top-Channel këto ditë kanë dalë ata që aty hanë bukë. Kanë dalë mbi të gjitha ata që marrin rryshfetin nga ky biznes i narkotrafikut. Pra, ata që dolën dhe u çorrën gjoja në mbrojtje të Digit-Alb dhe Top-Channel, duhet ta dinë edhe pse e dinë shumë mirë, se në çdo vend të botës perëndimore, pasi qartësohet nëse një subjekt jeton me para të paligjshme, të gjithë ata që e mbështesin hapur dhe me thirrje luftarake, quhen bashkëpunëtorë të jashtëm ose të brendshëm në këtë organizatë kriminale siç është ajo e Top-Channel-it, me objekt trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave të pista. Pra hetimi i prokurorisë do t’i shihte si të hetuar penalisht të gjithë ata që po shqyeshin tek dera e Digit-Alb disa ditë më parë, në mbështetje të tezës së përfituesve direktë dhe me vetëdije nga paratë e krimit. Dënimet në këto raste shkojnë nga 3 deri 15 vjet, sipas rastit specifik në lidhje me angazhimin, pagesat dhe rryshfetet që ata marrin.
Po a ka brenda moral kjo çështje aq sa të çojë në luftë civile shqiptarët?! Sipas skraparllinjve dhe Sokol Hoxhës po. Kështu mendon edhe Nexhmija. “Rëndësi ka nderi i familjes dhe i fisit Hoxha”. Ky është mentaliteti turko-bullgar i këtij grupimi.
Duke përfunduar dua të them se problemi nuk janë ata, sepse ata aq dinë e aq bëjnë. Problemi qëndron tek Berisha, i cili na ka zënë vendin ne të tjerëve dhe bën sikur do t’i godasë këta mostra me trajta humane. Ai nuk mund ta realizojë dot këtë goditje ndaj krimit polititk sepse nuk e ka moralin për t’u përballuar me ta. Ai është thjesht një këlysh i refuzuar i tyre dhe për këtë motiv ndihet shumë i frustruar dhe hakmarrës. Por jo për këtë arrin të gjejë forcën dhe kurajon që t’i fundosë. Kjo punë do moral e moral të fortë. Ai është një këlysh hakmarrës por i pazoti për të kafshuar, sepse edhe ai vetë është viktimë e të njëjtës sëmundje mafioze-orientale-komuniste e si i tillë nuk do mund të bëjë asgjë.
Ai, Berisha pra, Fatos Nano dhe pothuajse të gjithë kundërshtarët e klanit Hoxha-Meta, janë ziliqarë, karrierista dhe të pamoralshëm për të luajtur politika ligjore, kombëtare të pastra në shërbim të shqiptarëve. Ata që lojën e kanë filluar për karrierë, me një pjatë supë, ata që kanë spiunuar dhe vrarë miqtë e ngushtë vetëm për t’u pëlqyer shefave, nuk do ta njohin kurrë dinjitetin me të cilin bëhen politika të larta.
Turp edhe për ata që i shkojnë nga pas tv “Klanit” të dyshes perverse Nano-Berisha, qofshin këta ambasadorë, funksionarë të huaj, klerikë të lartë të të gjitha besimeve fetare, të cilët nuk po preokupohen për mirqënjen e shqiptarëve por po bien pre e dhuratave të vogla të këtyre mafiozëve të vegjël. Në çdo vend tjetër të botës, ndaj çdo padrejtësie shoqërore në dëm të njerëzve, shohim një përfaqësues fetar, i cili si lider shpirtëror i komunitet që përfaqëson, del në ballë të një proteste apo peticioni dhe i vë këmbët në një këpucë çdo kryeministri apo rrugaçi me pushtet. Por këtu kjo gjë nuk po ndodh. Gojët e liga, të drejta apo të padrejta nuk dallohet qartë, thonë se edhe krerët e besimeve fetare janë të përlyer nga politikat e pista dhe paratë e qarqeve antishqiptare. Kryepeshkopin Janullatos sot e përflet gjithë Europa për njëmijë e një punët e tij të zeza që nga kohët kur jetonte në Kenia e më pas në kurriz të shqiptarëve. Myslimanin Selim Muça e njohin të gjithë si një servil të Fatos Nanos, të Janullatosit dhe të qarqeve serbo-bullgare. Kryepeshkopin Mirdita që askush nuk e njeh, sepse nuk është as i gjallë e as i vdekur në jetën shoqërore e politike shqiptare, po e akreditojnë së fundmi si serbo-malazez, si interesaxhi të vogël që sheh rehatin e tij dhe merr para prej atyre që kanë pushtetin. Gjithashtu këtë të fundit e njohin edhe si mik të serbit Berisha dhe të dallaverxhiut Nano.
Idealet duan moral që të shkojnë përpara dhe jo interesa sa për një pjatë supë apo dhurata personale siç pranojnë të marrin drejtuesit e të gjitha komuniteteve.
Mafiozët si Sulo Gradeci do t’i hajë koha dhe sëmundjet e pashërueshme në qarkullim. Ata si Sokol Hoxha, Tan Hoxha i Top-Channel, Ilir Meta, Fatos Nano e Sali Berisha do t’i mposhtë vetëm ngritja e moralit të politikës shqiptare, që mesa duket nuk ka lidhje me drejtuesit e organizatave joqeveritare aktuale. Ato rezultojnë të gjitha të shitura në emrat e përveçëm të krerëve të tyre, fetare apo jo fetare qofshin këto organizata.
Në të kundërt, për interesin e madh dhe të pamohueshëm të njerëzve që përfaqësojnë, do kishin marrë kurajon të flisnin me gjuhën e së vërtetës dhe do vepronin me moral e dinjitet shqiptari duke i vënë përpara përgjegjësisë xhelatët dhe duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar.
Kështu, piramida e kuqe e Enverit, do të mbetet piramida e familjes Hoxha dhe piramida e drogës, e turpit tonë, në mes të Tiranës. Kjo për faktin se Berisha nuk ka moral, nuk është shqiptar dhe si rrjedhojë nuk mund të realizojë një operacion që në fakt kërkon ideale dhe idealista. Ai nuk është i tillë, por e keqja më e madhe është se nuk është i vetëm. Mbrapa i vjen i gjithë spektri politik shqiptar që është i kapur sipas preferencave dhe lidhjeve fisnore, nga grupe të tjera droge, konkurente me Tanin.
Fatkeqësisht, as liderët e komunitetve fetare, që do duhej të jepnin modelin e Shqipërisë së re, nuk janë në lartësinë e moralit që kërkon koha, pa përjashtuar askënd prej tyre. Por edhe ata nuk janë të përjetshëm. Ka një rritje të fortë progresive të ndërgjegjes qytetare e cila do çojë pashmagshmërisht në ç’rrënjosjen e kalbësirave nga trupi i shoqërisë shqiptare.
Eugen Mema,
Bruksel, prill 2007
O Qafir,
Ky artikulli nuk ka asnje tentative medioker per te treguar qe autori ka kerkuar per fakte pertej hamendjeve dhe ilucinacioneve personale. Te pakten, te pakten, duhet te kishte thene se si na qenka tan hoxha nga shkodra i biri i sokolit nga gjirokastra.
tu bo qefi qafir ?
PM
cdo tentative ‘jo-mediokre’ do te shkaktonte shkaterrimit e MAD-balancit ne Shqiperi (MAD: Mutually Assured Destruction).
Sic e ti as Brukselit e as Shijakut nuk i intereson shkaterrimi i balancit
Shkrimi me duket teper real.
Pershendetje EUGEN!
Shkrimi duket teper interesant dhe intrigues. Megjithate ka nje problem shume te madh ne kete shkrim.
Ky shkrim eshte i njejte me shume fjalime dhe komente te politikaneve te majte dhe te djathte, te cilet akuzojne pa iu dridhur qerpiku kedo dhe kurdo por pa na dhene asnje fakt apo detaj konkret.
Nuk dua aspak te ve ne dyshim vertetesine apo pavertetesine e ketij shkrimi, por dua te them qe per sa kohe nuk i jepen shqiptareve detaje apo fakte konkrete te te gjitha insinuatave te permendura ne kete shkrim, ky shkrim do te mbetet perhere nje “fiction” i autorit.
Me respekt, Erald.
Pershendetje Erald,
llogjika e MAD-it kerkon qe faktet te jene por te mos botohen, perndryshe i mori lumi te gjithe.
Eugeni eshte kulish i kuq komunisti!
Po pse gjithmone duhet te pergjigjemi sepse keshtu na don bytha…
Pse me te vertete nuk i vleresoni lidhjet nyjet dhe piketakimet e te gjithe ketij pershkrimi… mua me duket sikur i shoh cdo gje qe ka shkruar eugeni dhe i lumte goja se eshte nder te vetmit qe e thote.. sa per birin e sokolit mesoni te lexoni me mire.
HALLAL dhe sa per kelysh i kuq jeni ju qe vazhdoni lepini bythen e “kush asht ma i forti”
eugeni deri diku ka drejt, por eshte kritik i tepruar
Shume te verteta te pavertetuara…
Akuza reale qe shpjegojne kaosin me plot te papritura te aleancave politiko-mafioze ne Shqiperi.
Qellimi justifikon “Gerdecet”.
Eugeni ka te drejte sepse perralla vazhdon…….dhe ka ditur ta nderthure shume bukur, vetem se eshte ngaterruar rruges.Pas 4 vjet pune ne top channel, sigurisht s me vjen mire te degjoj te flitet keq per askend aty.mgja respektoj mendimin e gjithkujt.i vetmi problem qe shoh eshte: askush nuk pati guxim te merrej me Dritanin sa ishte gjalle, dhe nese ai i ulte syte para Vajdinit, 1000 Eugene ulnin syte perpara tij.
Vdiq luani, le te hedhin shkelma lepujt tani, s kemi c fare t’i bejme!!!!!:((
Ky Eugeni qe na qenka 007-a shqiptar, pse nuk del me shpate te madhe me gjithe keto ‘te verteta’ qe ditkerka per mafien politiko-gazetareske e t’i demaskoje njehere e mire?
Se ku i dihet populli mbase e zgjedh si politikanin e vetem qe i ka duart e pastra e te paperlyera. Te gjithe mund te vjellim vrer sa te duam per politiken dhe politikanet se e dime se si gatuhet ne Shqiperi. Por nuk e di ky Eugeni se pushteti do e eksitonte edhe kete puritanin me moral dhe ky do te behej si keta ne mos edhe me keq. Pastaj cfare pretendon ky tipi :pushtetet ne Shqiperi kush do i ngreje? Ata qe nuk kane buke te hane? Dhe me c’para kujton ky se ngrihet nje perandori mediatike -sepse sado te flasin keq e tille eshte- me rroge mujore? Ne cdo vend te Botes perendimore, qe na flet ky si specialist, pushtetet nuk jane ngritur me morale te pastra dhe puritanizem (nese i sheh ketu komplotet dhe teorite e konspiracionit duhet ta dije qe kane lindur ne ate boten e qyteteruar me pare). Do ishte mire te kishin nje Bote si e do Eugeni, po ja qe pastaj njerezit nuk do shpresonin me per parajse. Pse i ka inat Eugeni ‘kelyshet e kuq’, apo ngaqe vete nuk do arrije te kete pushtetin e tyre dhe kjo vetedije e ben te vjelle vrer pastaj( se sa per kelyshe te kuq, besoj se nuk ka shqiptar qe nuk eshte. Me kete doktrine jane ushqyer prinderit tane per 50 vjet. Do s’do e ka bere punen e vet teoria marksiste). Pastaj ky del sikur na ka zbuluar ndonje te vertete te madhe. Keto jane te verteta qe te gjithe i dine, por a ka guximin qe na mungon neve te gjitheve ky Eugeni qe ta shfarose faren e keqe te politikes, t’i jape fund korrupsionit dhe kompromiseve per ineteresat e nje pjate supe?Apo mos i duket se ka marre rolin e rilindasve shqiptare qe kerkonin te zgjonin vetedijen e fjetur te kombit nga Turqia apo SHBA? Pastaj pse ne gjysme te shkrimit Eugeni e humbet fare profesionalzimin e gazetarit investgativ (qe kerkon te beje) duke kaluar ne ofendime ordinere dhe vulgare. Nga Brukseli duket me e lehte te flasesh, por pse nuk e provon njehere ketej nga Tirana? Nuk kam asgje kunder Eugenit. Por mendoj se jemi lodhur me tipa qe vetem flasin per te verteta qe na rrine perpara fytyres gjate gjiteh kohes dhe ky bertet se i ka zbuluar vete. dhe nje gje te fundit: Ata qe paten guximin te ngrene nje media elektronike te permasave te Top channel (pavaresisht se me c’para) duhet t’u heqim kapelen. dhe mos na flisni per lirine e mediave se kompromise behen kudo. edhe per perfaqesuesit fetare duhet ta kete parasysh se kane ndryshuar koherat. Kreret e pushtetit fetar nuk jane as Krishti, as Muhamedi, as Buda, as Gandi, etj. Jane ca njerez qe duan pushtet edhe ata (kudo). Ky Eugeni me duket pak si Konica, kritik dhe ironizues ndaj orientalizmave qe kishte perqafuar Shqiperia. Po Eugeni nuk eshte Doktor Gjilpera dhe nuk jetojme me ne njezetvjecarin e pare te 1900-es.
Mos mi t’vraft Zoti!
Po te gjithe do vdesim o qafir dhe Zoti do na vrase te gjitheve. Kete as mos e ver ne dyshim!
Ambla, ky eshte mentalitet katundari..biles jo katundari. Me keq. E kam hasur shpesh ne fiset tribale te Malcis, dhe ne Pushtunistan.
Po duhet ta dish qe Shqiperia me se shumti nga popullsi rurale perbehet dhe mentalitetin perendimor nuk ke ku ta gjesh aty. Ti rrofsh per vleresimin(por kjo s’do te thote se do e marr ne konsiderate).
Duhet te jesh shume i shetitur zotrote qe i njihke mire fiset tribale te Malesise. Ke qendruar mes tyre per ndonje studim Sociologjie, Etimologjie, apo mos valle ke lindur dhe je rritur mes tyre? Gjithsesi po te them nese e ke fjalen per malesite e Shqiperise, po te zbuloj nje te vertete… nuk ka fise tribale.(Dhe sado te mundohesh , nuk je me i qyteteruar se ata). (Edhe dicka tjeter, me pelqejne figurat letrare, si edhe e vleresoj sarkazmnem, por kur nuk ofrohet aq trashe). Ne e paca gabim te lutem me thuaj ku bie ky Pushtunistani, qe te mos vdes injorante edhe une, te huazoj pak nga dija jote. Kushedi mund te perfitoja nga keto pasurimet qe i ben ti fjalorit shqip. (Dhe mos me thuaj te lutem qe Pushtunistani eshte vendi ku jetoj une, se i bie te jesh edhe ti qytetar i nderuar i tij).
Pse te dhemb aq shume mendimi ndryshe? Njeriu qe kritikon dhe qe jep nje mendim te tijin (te argumentuar ose jo) duhet te jete i hapur te prese kritika dhe te degjoje edhe mendimet e te tjereve (qofshin keto me mentalitet katundari ose jo). Ti si parisien i vogel, me kulture te holle perendimore dhe me mentalitet te hapur duhet ta dish qe kemi lirine e mendimit dhe te shprehjes. Nuk mund t’ia induktosh askujt mendimet e tua, sikunder as une te miat. Se sikur tema e mesiperme ne thelb lirine e mediave trajtonte, apo e kam gabim?
Ah, vetem nese ti ke nje perandori mediatike, (apo piramide mediatike), atehere po qe mundesh t’ua induktosh dhe indoktrinosh- jo vetem mua, por te gjithe popullit mentalitetin tend te hapur e perendimor. Do i beje nder ketij kombi, me beso.Nje njeri qe e do kete popull, e respekton fjalen e lire, median e lire, nuk puneson ‘kelyshe te kuq’, dhe interesat e kombit, te drejten per t’u informuar, e ve perpara te tijave, edhe sikur te dilte vete i demtuar prej interesave te atij kombi. Nje partizan i fjales se lire, mendimit te lire (edhe pse gjykon ate te te tjereve) dhe mbi te gjitha vetemohues.
Gjithe te mirat zoti Qafir!
Ambla ke totalisht te drejte ne cdo gje, lere qafirin se hedh nje fjale se do muhabet, nuk besoj se ka gje personale.Eugeni ia fut komplet kot, po ngaqe ka ritem ne te shkruar duket sikur cka thene.ate daten e shkrimit mos e beso shume se e ka vene me vone:).Njerezit qe permenden ne shkrim as qe i behet vone c fare mendon apo shkruan Eugeni.E kush eshte Eugeni ne fund te fundit?Pastaj…..aman, ne maje te Brukselit, s ka c fare te beje se katund eshte, merret me enver hoxhen.Sa vjet ka eugeni jashte,se eshte tipike e emigranteve t’i pritet filmi qe nga vitit qe ikin dhe aty u rreh muhabeti pastaj:).
Rrofsh Iris.
Ashtu si Eugeni degjojme perdite me dhjetera qe flasin, e ne fakt nuk eshte se e marr ne konsiderate. Por nuk e kuptoj kete mendesine e shqiptareve. Vdesin te flasin keq per te tjeret. Por vetem atehere kur te tjeret nuk kane as mundesine t’i degjojne e as t’u kthejne pergjigje.
Nuk e kuptoj kete inatin dhe ziline masive qe i pushton keta lloj njerezish. A thua se i ndjeri Tani ua vodhi parate ketyre dhe me to ndertoi perandorine e vet. E them edhe njehere Bravo i qofte per median qe ndertoi. Te pakten e la nje trashegimi me vlere ne kete bote (pervec atyre 4 engjejve qe kane gjakun e tij). Jo si ca tipa qe vetem dine te flasin e te vjellin vrer. A ka guximin njeri te beje ate qe beri Tani? Le ta beje e te mos merret me fjale…
Ai qe jeton prej shpates vdes prej shpates. Kshu qyyyy ene ju n’moj Arrnautistanit meqe jetoki prej shpates (10 milarde EURO vlen heroina qe dergojne katnaret tane ne hundet e Evropit), besoj se do vdisni prej saj..
un mejtonj qe ‘universi kerkon shpagim’. There’s no such thing as a free lunch etc etc.
Kshu qe ajo qe thote Evgjeni (ene u) eshte se Tan Hoxha dhe te tjere si ai perbejne nje ‘national security threat’. Hic me pak. Hic me shume.
Me fal po me duket se Eugen Mema u mor me kete Hoxhe sa ishte gjalle, edhe me ty duke te quajtur kolaboracioniste ne krim te organizuar (nqs dole ne proteste kunder takses 13 milionshe)
Kshu qe ajo qe thote Evgjeni (ene u) eshte se Tan Hoxha dhe te tjere si ai perbejne nje ‘national security threat’. Hic me pak. Hic me shume.
Po mire mo dakord (i bie qe tani ju te keni nje rrezik kombetarme pak ), po pse nuk i neutralizon ti dhe ky Evgjeni keta rreziqet e te shpetojme njehere e mire ne te gjithe banoret e Arnautistanit.
Pse t’boj une punen tate? une i paguj takse Kanades jo Arrnautistanit (qe ju s’i paguni taksa hic se Tan Hoxha deklarote gjysmen qe ju pagu).
Pergjegjsia ime per Arrnautistanin eshte vetem rreputacioni qe ndjell ai emer. sa me i keq rreputacioni aq me keq vuj une prej emrit.
P.S. s’eshte puna te as te Hoxha as te Myftiu as te Shehu. Te 3 bashke bejne nje kombinacion shperthyes qe rob si puna jote do e provojne shpejt ne kurriz.
Po ca ke atehere qe vetem flet kot, zoti Qafir?
Merru me vendin te cilit i paguan taksat, se ndaj tij ke detyrime, ashtu sic ka edhe ai ndaj teje. Lere Arnautistanin e shkrete ne hallin e vet, e te te mos dhimbset kurrizi yne e taksat tona. Sa per taksa une ia paguaj shtetit tim te ‘korruptuar’ ato qe i detyrohem ( dhe nuk kam punuar ne asnje media te Tan Hoxhes e keshtu nuk me eshte dashur te deklaroj vetem gjysmen e rroges). Po e di ti se, nese e deklaron ate rrogen e plote, ky shteti ndaj te cilit kemi detyrime ta gllaberon gjysmen pa e shtene ende ne dore? Po s’e besoj ta dish se andej nga Kanadaja s’ma do mendja qe ajo taksa e sheshte te jete aq e larte sa ketu ne Arnautistan. Aq sa njeriun e shkrete ta kepute fare ekonomikisht. Flas per ata njerez qe nuk pasurohen me droge e korrupsion. Se duhet ta dish qe ne Shqiperi ka ende shumeeeee nga keta.
Nuk ka pse te jemi domosdoshemrisht te gjithe gazetare. Mund ta japim mendimin tone edhe ne njerezit e thjeshte. Apo nuk na lejohet?)
Edhe mos u shqeteso kaq per reputacionin e keq, s’e andej nga Kandadaja nuk besoj te jete aq i forte.
si theeeeeeee? nga kanadaja shkruan ti?apo me fal shume atehere, se paske te drejte.Ambla leri keta te kenaqen me njeri tjetrin, se kuptoje pak qe i mungon shume shqiperia dhe prandaj reagojne keshtu, e kane nga dashuria se kane qene te paret qe e kane blere digitalb me vrap, e slene program te topit pa shikuar.apo ne amerike nuk ben digit albi, ke blere dvd ti qafiro dhe e shikon portokalline sa here te do qefi.une neper mitingje nuk dal , se jam pak si shume jashte sferes se politikes e sma ndjen te azhornohem me keto punet e taksave se i kam si shume ne terezi punet e mia.por, per tanin me eshte shkulur zemera, dhe vetem aty e kam kuptuar se sa e paskam dashur.kam punuar shume vite ne tch dhe e di mire se me sa profesionalizem punonte e me sa zemer i bente gjerat.nuk ben dot cdo gje leku o qafir, se leke pa fund kane dhe keta te tv te tjera e s po ndrisin gje, perkundrazi.e kuptoj qe ti ngacmon , dhe e pranoj qe ngacmon bukur.une ketij eugenit ketu ia lexova emrin per here te pare, dhe ta kam dhene pergjigjen qe askujt prej atyre qe perfliten aty nuk ia ndjen fare per kete tipin se ia fut kot.analisti i madh ai, zor i madhe te shkruash ne ate forme.fakte qafiro, fakte po pati se ca ke bo mire ca ke bo shkruaj dhe une e te le pa mend!
Te 3 bashke bejne nje kombinacion shperthyes qe rob si puna jote do e provojne shpejt ne kurriz.
:)))) ou!!! pse ka mbaruar llotaria amerikane keshtu, e nuk iki dot me ne kanada une?apo te shkoj ktej rrotull se ka klime mesdhetare…….se andej nga kanadaja, me kane thene, po duruan me shume se dy vjet njerezit aha…….fillojne flasin kot neper forume pastaj :))))
me falni, po ky eugenja pse nuk thote ndonje gje, se vetem budalliqe ka shkruajtur, mbase di ndonje gje me shume djali e po i biem ne qafe kot………
kolaboracioniste ne krim te organizuar………..une?
po ti rrofsh se kaq komplimenta te komplikuar ne te njeten dite nuk me ka dhene njeri.
po ndonje gje tjeter c fare ka shkruar per mua, se po pertoj ta lexoj perseri.
:)))?????
Nuk me dhimbset hic kurrizi yt (‘koka ben kurrizi’ peson tha) dhe Arrnautistanin ka dekada qe e kam lene dhe pres qe te shpertheje me gjithe tutkunet qe ka brenda.
kam vene re se ju qe keni ngel mbrapa (ne Arrnautistan) ju duket vetja si balli i kazanit. Po! Balli i kazanit te Tanit. 18 vjet dhe po e njejta bageti me po te njejtit barinj, e qenj stani. Vetem ju mjelin e ju qethin e ju ‘hosana Bar-Aba! Hosana!’. Perdor Tani teknologji e ju ju duket si ‘prodhim’.
I vetmi prodhim i brendshem atje eshte c’kane zorret tuaja. Ben mire qe ti si individ ta besh tatuazh kete marazin tim ne kaptine, se ti mund ti ikesh vendit po une nuk i iki dot emrit, dhe po mu mbush mendja qe rob si puna jota ma ndyejne vaj halli per ty ..ene per mu.
Mos ki merak Qafir, se nuk te behem komshie atje ne Kanada. Jo per gje po nuk i pershtatet preferencave te mia si katunare e Arnautistanit. Por po i ngaterron pak punet se sikur the se jetoje ne Kanada dhe na perdor vargjet e Nolit, i cili per vete ka jetuar ne SHBA. Dhe jo vetem kaq, por erdhi edhe ne Shqiperi dhe krijoi nje parti te tijen, madje edhe nje qeveri e drejtoi (packa se nuk pati sukses Revolucioni i qershorit te tij). Vetem nese e ke edhe ti ne mendje te besh ndonje revolucion ketej nga kryekatuni i Arnautistanit se jemi edhe ne Qershor, jo per gje. Vetem se do me vije keq per ty, se piramidat mediatike nuk kane per ta pasqyruar fare levizjen tende.(Se jane organizata mafioze, e di ti)
Dhe nje gje te fundit: duhet ta dish qe emrin e ben njeriu jo vendi, dhe jane shume nga ata njerez si puna jote qe jetojne jashte Arnautistanit qe e kane ndertuar reputacionin e ketij vendi. dhe kjo i bie vaj hallit per ne… qe as kemi kontribuuar per kete reputacionin. Por e kemi fituar fale jush…
Dhe duhet te dish qe megjithese perdor turqizma dhe fraza te huazuara nga rilindasit, Shqiperia nuk ka mbetur ne kohen e sundimit osman. Ka levizur edhe ajo…
Ka ngritur pushtete te ‘korruptuara’, media ‘mafioze’, biznese ‘droge’, etj.
Mire e kishte Irisi, qe ju atdhetaret tane ne diaspore jeni te paret qe vraponi per te blere digitalbin. Por nuk ju dinim te paret per te kritikuar, kur ia fusni me shume se kot.
Lerini fjalet por na tregoni ca fakte. Se pa fakte e pa burime nuk ka as lajm. Apo di ndonje metode tjeter ti Qafir?
qe te kthehemi ne teme. Idhulli i kapitalizmit, shenjti i medias, ne ate ambjen tejet bizantin te Tiranes nuk te lejonte ty te kishe fakte. Thjesht se tregu i medias nuk funksionon. Keshtu qe efektivisht ti ndonese je atje, di po aq sa une se c’behet atje (minus ndjenja e pergjegjesise perndryshe nuk lejoje kontradikten e apartamentit te kompletuar bukur brenda, dhe rrumujes idiote perjashte).
Keshtu qe metoda ime do ishte:
Yrysh perjashte 3.5 milione banore…40 vjet endje pa qellim ne shkreterien e Gobit…pastaj kthehuni prap te shikoni si duhet te ishte ‘Toka e Premtuar’.
instrumenti i metodes: Gjeo-politika:) prandaj ju thom, jo pa keqardhje, pritni dhe ca. “Prodhimi” i Shqiperise nuk eshte falas.
Keshtu qe efektivisht ti ndonese je atje, di po aq sa une se c’behet atje…
Po i bie qe une te di shume, perderisa ju zoti Qafir dini kaq shume…
Po ti ku i ke faktet, meqenese ishulli i kapitalizmit dhe shenjti i medias atje ne Kanada nuk kishte as influence per te te penguar mbledhjen e fakteve dhe gjetjen e burimeve per lajm. Se deri tani vetem ke folur…na ofrove edhe ca platforma “ekzili” per te ndjekur , por nuk na the si ta pastrojme “Token e premtuar” nga gjigandet kananitas. Dhe sa per keqardhjen tende, te themi qe e vleresojme shume. Sikur na i lehteson pak vuajtjet me te cilat perballet ekzistenca jone.
Nuk ofrova platforme. Thashe vetem se ‘c’te mbjellesh do te korresh’. Parim teper universal. C’eshte mbjelle neper fusha kete zezone n’Arrnautistan?:)
Erdhe ketu e the ne pergjigje te Evgjeniut:
Vendet e “botes” Perendimore jane stisur si imperatori qe leshuan veze ku munden, e korren ate qe mbollen. Ku ma keni vezen e faren ju te Shqiperise?
Vend i cmendur!
“Vend i cmendur!”
Qe ka pjelle mendja te urta si ty?!
Eugene… Bravobravo, tani ne tirane ajri esht me i paster pa trafikantin dylber! Dikush ankohej se shteti shqiptar ka shum taksa prandaj ka evazion… Krahasuar me taksat franceze, angleze ose usa, shteti shqiptar smerr asgje, por i kuptoj fare mir keta “nepoti di Skanderbeg” Albanistanas konkret, qe u vjen keq, esht reaksjon normal, ndaj perdhunimit sistematik te gjithanshem psikik, qe shoqeria jone ka marre nga te gjith Tanet dhe kriminelet e tjere, qe jane kontinuiteti me i frikshem i Nacional-Komunizmit shqiptar, pra patjeter nje kercenim i papare ndaj sigurise sone kombetare!
falemnderit Eugene!!!
lexova komentet back and forth nga ambla dhe qafir (tek tuk edhe ndonje opinion ose replike te “irisit” qe sipas mendimit tim eshte nje debatuese that is trying to be smart by “association” siding me elokuencen dhe aftesite replikuese te ambles).
Nuk njoh asnjerin nga ju, nuk e njoh dhe aq mire realitetin shqiptar pasi jetoj per 12 vjet ne Amerike duke shkuar ne shqiperi nje here ne dy vjet dhe shume lajme i marr nga interneti. Di te them qe shkrimi i ketij Eugenit me pelqeu. C’thote Qafiri afrohet shume me opinionet e mia ndaj realitetit shqiptar dhe ti ambla , me jep pershtypjen qe (perderisa e kundershton qafirin dhe i kundervihesh shkrimit te Eugenit me kaq force) je part of the TOP-Channel crew, je ne nje menyre ose tjeter e implikuar me kete media, ke nje interes apo dicka qe kur te kritikohet te ngacmon subkoshiencen per ta mbrojtur. Duke perdorur llogjiken, duke patur parasysh majat qe ka kapur korrupsioni dhe mafiozlleku ne shqiperi, duke mbledhur nje dhe nje qe bejne dy dhe filtruar bullshitin e imponuar qofte nga njerzit, shoqeria, mediat televizive, gazetat un dal ne konluzionet e mia qe aprovojne deri diku kritikat e ketij eugenit .Nje askush sic ka qene Tani topit te behet supermiliarder ne euro ( thashethemi i fundit qe degjova eshte se 13 miliard euro eshte shifra ?????????????) pa patur shpatullat e ndonje pushtetari-ushujze dhe pa u perzjere me afera biznesi amorale dhe tregtira droge ….eshte arqidhje me rigon. Ngritja e TOP Channelit???? Sigurisht…me jepni dhe mua aq para dhe mund tjua tregoj fare lehte si behet Shqiperia.
Meqe i ben konak muhabetit te mesiperm dhe konspiracive botrore qe permend ambla te shkrimi i saj:
“Me jepni mundesine te printoj leket e nje vendi dhe nuk dua tja di se kush i ben ligjet e tij” Shprehje shume e larte e cifutit numer nje te te gjithe koherave, babait te konspiracionit me te madh botror Mayer Amschel Rothchild.
Me beri pershtypje dicka qe shkrimi ishte botuar me daten prill 2007. Eugeni permend fjalen “jetshkurter” per Tanin. Sapo e lexova me shkoi nder mend aksidenti i shumperfolur dhe nuk e di pse automatikisht mendoj per atentate, lidhje dhe prishje biznesi, ngelje qefi per mospagim haraci etj etj etj. Ku e di une i ziu.
Me falni per shqipanglishten. Eshte e imponuar nga shkeputja e gjate nga Shqiperia. Nuk gjej dot fjalet ne shqip qe ti pershtaten me se miri asaj qe dua te them. Desha ta sqaroj se shume veta mund ta marrin per shitje mendsh.
Eugen,
nje gje nuk e kuptoj, pse nuk e ke botuar kete
shkrim, ne mediat e shkruara shqiptare???
sa per vertetesine e atyre qe ti shkruan, te gjithe ne qe jetojme ne Tirane, si te thuash nuk eshte se mesojme ndonje gje te re, por degjojme te flitet nga ti per nje teme te cilen shume dine shume gjera, por askush nuk guxon te flase, (arsyet jane nga me te ndryshmet).
edhe pse kane frike, por c’eshte me e rendesishmja ky eshte nje problem qe askush nuk mund ti dale ne krye.
per kete ti meriton te pergezohesh per guximin qe ke per ti denoncuar keta horra, te cilet na pretendojne se na “qeverisin”.
Atehere pyetja eshte,
duke qene se ti bere publike shume fakte qe shume ose pak njerez i dine,
cili eshte qellimi yt?
thjesht nje denoncim, demaskim,
apo mendon se mund tja dalesh mbane i vetem kunder
ketyre???
do te isha mirnjohes te me ktheje nje pergjigje.
tung
Kam vdek tu qesh me kët dialogun. Ku e gjen kët aftësinë me sjell mizat te mjalti o Qafo? 😀
Gigi…sa per te te shuar dyshimet po te them se nuk jam asfare pjese e “Top Channel”…dhe aq me pak e indoktrinuar me doktrinen e tyre, qe Qafiri e emerton “komuniste’ apo te “kuqe”. Kisha kohe pa e hapur blogun e qafirit ne fakt dhe nuk e kisha lexuar komentin tend.
“”Nuk njoh asnjerin nga ju, nuk e njoh dhe aq mire realitetin shqiptar pasi jetoj per 12 vjet ne Amerike duke shkuar ne shqiperi nje here ne dy vjet dhe shume lajme i marr nga interneti””.
Mendon se ato lajmet nga interneti mund te jene te barazvlefshme me jetesen ferreske cdo dite ne Shqiperi.
Ju lutem mos na beni si te gjitheditur, sikur keni gjetur zgjidhjen. Nese opinioni im ndryshon nga ai i Qafirit dhe Eugenit, kjo do te thote se une po mbroj interesa te caktuara te medias ku supozohet te punoj…Duhet te dish i dashur Gigi qe ekziston larmishmeria e mendimeve ,ashtu si ajo e natyrave njerezore.
Dhe e di cfare me neverit me shume…?Njerez te vegjel qe na hiqen si patriote, qe vuajne per nenen Shqiperi…njerez qe denoncojne korrupsionin, jane qytetare te ndershem, taksapagues te rregullt, qe i japin Cezarit ate qe i takon, paditin krimin e kriminelet. Qe bejne cmos te hapin syte e mases e ta shpetojne nje here e mire nga gjarperinjte…Por vete do vdisnin t’i kishin ata 13 miliarde euro dhe me siguri do benin gjithcka per ti pasur…
Prandaj ju lutem…pa predikime!
Na lini te themi opinionin tone te thjeshte, dhe vete nese nuk e keni nje tuajin, mos iu kundervini pa logjike argumentuese atyre te te tjereve.
Jam super dakort me Qafon.
Topi eshte superstuktura kriminale me e madhja ne europe, me e toleruara prej 10 vitesh. Me trushpelaresja.
Kjo teknologjia e pastrimit te kombit permes aksidenteve te veturave duket se funksionoka.
Pak nga pak ajri ne ballkan po behet gjithnje e me i paster.
Sa per qente e rahur te topit, gjynah per ta. disa prej tyre vajza e djem et shkolluar per se mbari, por te zhytur, ne kthetra, inferioriteti ekonomik, dhe varesie psikike, nga disa, shefa injorante, perfshi de gruan e Tanit.
Rokfeller per 10 vjet, ne nje treg te cunguar, si Albanistani nuk mund te kete keshtu lerini prrallat me iniovacion teknologjik, dhe endrat se biznesmen te suksesshem me mesatare te vitit te katert te shkolles se mesme 4.8, nuk ka, nuk ka pasur, dhe sdo te kete kurre.
Falemnderit Qafir……
urime pd
ps jane antishqiptaret me te medhej ne al. pd mos u dorzo fitove besimin e populit vazhdoni per integrimin e shqiperis ne be dhe investoni ne turizem tung
“Dhe e di cfare me neverit me shume…?Njerez te vegjel qe na hiqen si patriote, qe vuajne per nenen Shqiperi…njerez qe denoncojne korrupsionin, jane qytetare te ndershem, taksapagues te rregullt, qe i japin Cezarit ate qe i takon, paditin krimin e kriminelet. Qe bejne cmos te hapin syte e mases e ta shpetojne nje here e mire nga gjarperinjte…Por vete do vdisnin t’i kishin ata 13 miliarde euro dhe me siguri do benin gjithcka per ti pasur…
Prandaj ju lutem…pa predikime!
Pershendetje Ambla!
Nuk kam ngelur une per te te gjykuar ty ose mendimin tend keshtuqe te lutem mos u irrito per cdo shkruaj me poshte. Je kontradiktore ne ato qe thua neper postet e tua. Me lart denon eugenin qe na shkruan nga Belgjika dhe e akuzon si pseudo-gazetar investigativ qe ben rolin e qytetarit te ndershem dhe i “leh”qeverise se Sales,gansterave,mafiozeve etj-ve si qeni henes. Me nentekste shpreh neverine per njerezit e thjeshte qe nuk bejne asgje per te permbysur korrupsionin qe paditin kriminelin, qe duan te nxjerrin te palarat per te shpetuar masen. Me c’lexoj une po mbron “cezarin” ti. Prandaj them une se ka interes nga ana jote ne nje menyre ose tjeter. Se kjo oshte si puna e Pablo Escobarit qe beri trilliona dollare me kokainen, vriste njerez, gjykates e police e hidhte ne ere aviona e shtepi, po nga ana tjeter i jepte leke qytetareve te Medellinit dhe hodhi voten per deputet ne senatin E kolumbise. Viva Pablo sipas asaj qe thua ti. Te pakten ai nga brukseli ben cben dhe po mundohet te shkruaje dicka per aferat e “bosave” tane. Kudo’s i jap atij te ndjerit per ngritjen e Medias, po jo si njeri. Rrahmet ti gjeje shpirti se po e pergojojme mbas vdekjes, Zoti na falte. Une i bashkangjitem opinionit te Qafirit dhe ketij Eugenit . Pavaresisht se keta mund te jen thjeshte ata patriotat qe ti i ke neveri , te pakten keta jane duke i dhene ze fenomenit te krimit te organizuar . Populli shqiptar ka ate psikollogjine shume te gabuar te “laissez-faire”.Ngrihen vetem kur u preken interesat personale te drejtperdrejta (leku familja pasuria). Ne bote se e can njeri koken qe jetohet si ne shekullin e 2 p.e.s akoma me pishtar pa drita pa uje. Dhe puna e kesaj qe po debatojme ne ketu ti thua lere si i ka bere leket dhe pislliqet ky shife se ca beri. Une them duhet ndryshim rrenjesor ne menyren e mendimit.
“Na lini te themi opinionin tone te thjeshte, dhe vete nese nuk e keni nje tuajin, mos iu kundervini pa logjike argumentuese atyre te te tjereve.”
opinioni i te gjitheve eshte shume i mirepritur. shpresoj te me kesh kuptuar kendveshtrimin qe te mos ndihesh se po te kundervihem pa llogjike.
Me vemendje i lexova mendimet tuaja,por nuk gjeta sugjerimet e juaja,,,.
well done mister….this its a spech of paracetamol of albanian people..por kam pershtypjen se jane pak te trashe disa….to me make sense!ane divided mister dont forget albanian ar
o eugen po ti jeton dhe jashte dhe duhet te ket bere vaki te jesh viktim e rracizmit dhe te kesh hasur me injorant qe ne shqiptarve na fusin ne nje thes me te tjeret?me cfar guximi ti personalizon skrapalinjt me figuren e nje njeriu te vetem apo te disa personave po ashtu dhe per gjirokastritet.me fal se nuk jam dhe aq i zoti dhe i afte sa ti per te shkruajtur bukur sepse nuk eshte profesioni im,por mos harro se keto dy krahina nuk kane nxjer vetem sulo e ilr,apo hoxha e tje,apo e harron abaz ermenjin qe deri diten e fundit te jetes luftoi me pushk dhe me pas me pen e dialog per nje shqiperi te ndershme dhe nje komb te bashkuar nga kosova ne cameri,po ashtu dhe shume atdhetare qe ka nxjer dhe gjirokastra,une e vlersoj kete artikulli por turp te vij kur ti ne sheullin e 20 ben akoma lokalizma te tilla.