Feeds:
Posts
Comments

Archive for November, 2008

Vdekja e klanit

Nuk ka asgje me ngacmuese per mua se sa kur lexoj ne shtypin perendimor referenca per Shqiptaret dhe Kodin e Lek Dukagjinit. Artikulli i fundit i Vanity Fair mbi jeten e Ramush Haradinajt eshte nje prej tyre. Dallohet qarte qe panairi i kotesise perendimore i shikon me kersheri keta banore te europes qe rrojne bash si Pushtunet me gjithe ‘pushtunwali’. Sidoqofte, mjafton ti hedhesh nje sy kulles te familjes Haradinaj ne Gllogjane dhe te behet mese e qarte qe Vanity Fair ka te drejte.

Haradinaj eshte produkt i zones te Dukagjinit, dhe i kodit me te njejtin mbiemer. Ajo qe do i shpetoje cdo lexuesi eshte gruaja e Ramushit. Anita eshte nje anetare e elites te Prishtines dhe jo nje katundare e fshatit te babes te Ramushit. E ardhmja eshte e qarte: Femijet e Ramushit nuk do jene fisnike tribale, por anetare te nje klase tjeter. Sistemi tribal ne Kosove duket qe po dobesohet, ndersa ne Shqiperi eshte ne grahmat e fundit me vdekjen iminente te partive sub-tribale (LSI dhe Demokristiane).

Read Full Post »